Krasniqi pas aktgjykimit të GjK: Kryesuesi ta thërrasë sa më shpejt seancën e radhës, Kosova ka nevojë për institucione funksionale

Krasniqi pas aktgjykimit të GjK: Kryesuesi ta thërrasë sa më shpejt seancën e radhës, Kosova ka nevojë për institucione funksionale

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese e cila i shpalli të pavlefshme seancat e mbajtura,shkruan Periskopi.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, i bëri thirrje Avni Deharit që sa më shpejtë të thërrasë seancën e radhës.

Postimi i plotë:

Seancat e Kuvendit nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025 janë shpallur të pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese, për shkak të veprimeve kundërkushtetuese të Kryesuesit të Seancës Konstituive. Ndërkohë, Kryesuesi është i detyruar të vazhdojë procedurat për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit – me votim të hapur.
Ky është një vendim i prerë dhe i detyrueshëm dhe nuk ka më hapësirë për vonesa e as për interpretime.
I bëj thirrje Kryesuesit që ta thërrasë sa më shpejt seancën e radhës, në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
Kosova ka nevojë për institucione funksionale, jo për zvarritje. Çdo ditë vonesë është dëm për qytetarët dhe për shtetin.

Shpërndaje në: