Kur Leonora ishte ‘Gonxhja e Skenderajt’ (Foto)
Anëtare e re e Ansamblit Folklorik “Zëri i Drenicës” në Skenderaj. E do këngën dhe mësimin. Si çdo i ri dhe e re e do jetën, i do lulet, argëtimin… shkruante kështu “Kosovarja” për këngëtaren tonë të madhe sot, në vigjilje të Vitit të Ri l995. Me sa duket, ishte kjo edhe intervista e saj e parë e publikuar në mediumet e kohës.
Ndër të tjerash, Leonora, e cila në atë kohë ishte nxënëse, përgjigjet: “Shpresoj që një ditë të bëhem këngëtare e adhuruar. Thonë se kam zë të bukur dhe se duhet punuar shumë. Kjo nuk do t’më pengoj, por hë për hë, në plan të parë, e kam mësimin.
Vetëm mësimi t’i hapë të gjitha shtigjet e ndritshme dhe të mundëson arritjen në cak. Moshatarëve të mi u uroj kthim të shpejtë në godinat tona shkollore dhe i lus të mësojnë sa më shumë, kurse lexuesve të “Kosovares” shumë të mira, shëndet, dashuri dhe liri në Vitin e Ri 1995!”./Kosovarja/




