Trump thotë Britania, Franca e Gjermania duan të dërgojnë trupa në terren për të siguruar paqen
Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për Fox News duke thënë se shpreson që Vladimir Putin “do të jetë mirë”.
“Nëse nuk është, do të jetë një situatë e vështirë”, tha ai.
“Ata duan të kenë trupa në terren”, shtoi ai, duke iu referuar Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Nuk mendoj se do të jetë problem”, theksoi presidenti amerikan.
Kur u pyet nëse mund të japë garanci se nuk do të ketë trupa amerikane në terren, Trump thotë “keni garancinë time dhe unë jam president”.
“Unë thjesht po përpiqem të ndaloj vrasjen e njerëzve”, shtoi ai.
Presidenti amerikan thotë gjithashtu se gjithmonë mendon se Ukraina ishte një zonë e ndërmjetme midis Rusisë dhe Evropës.
Trump theksoi se pati një “bisedë shumë të mirë” me Putinin pas takimit të tij me Zelenskyn dhe udhëheqësit evropianë dje.
“Nuk e bëra para tyre, mendova se do të kishte qenë mungesë respekti ndaj presidentit Putin. Ai nuk do të fliste me njerëzit nga Evropa “, tha Trump./Periskopi



