Memli Krasniqi: S’ka vota për ministra që kanë qenë pjesë e Qeverisë

Memli Krasniqi: S’ka vota për ministra që kanë qenë pjesë e Qeverisë

Kreu i PDK’së, Memli Kransiqi ka foluar para mediave pas dështimit të seancës për konsitituimin e Kuvendit, raporton Periskopi.

Ai ka thënë që nuk ka vota për ish ministra që ishin në pushtetin e fundit.

“Ne erdhëm sot me shpresën se Lëvizja Vetëvendosje do të rezonojë arsyeshëm dhe  do të propozojë kandidat që do të votohej. Megjithatë, ata dolën me dy propozime ndryshe nga herët e kaluara kur kanë propozuar vetëm një. Nuk e di me çfarë logjike e mbylli Dehari seancën, kanë mundur t’i propozojnë edhe të tjerët sot. Megjithatë mund të themi se kemi një rikthim nga pika që nuk është dashur të largohemi asnjëherë”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: