Gjenden katër trupa në lumin Sena në Paris, policia interviston një person si të dyshuar për vrasje
Policia franceze është duke marrë në pyetje një burrë të dyshuar për vrasje pasi u gjetën katër trupa në Sena pranë Parisit.
Viktima e parë u pa nga një kalimtar pranë një ure në Choisy-le-Roi, një periferi juglindore e kryeqytetit, më 13 gusht. Më vonë atë ditë, policia që kontrolloi zonën zbuloi tre trupa të tjerë të zhytur aty pranë, raporton BBC.
Prokurorët thonë se një nga viktimat ishte ngulfatur dhe një tjetër kishte lëndime të dhunshme.
I dyshuari po mbahet në Paris. Policia nuk ka dhënë detaje rreth tij ose për sa vrasje po merret në pyetje.



