Kurteshi sërish eskalon: Shumë prej mediave shkruajnë shqip e janë përkrahës të Serbisë

Kurteshi sërish eskalon: Shumë prej mediave shkruajnë shqip e janë përkrahës të Serbisë

Anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi eskalon me gjuhë ndaj mediave në Kosovë, gjatë mbledhjes së KQZ-së, raporton Periskopi.

Ai teksa foli për disa dokumente, i cili tha se është kundër certifikimit të Listës serbe, po ashtu shtoi se nuk është duke bërë luftë mediale.

Megjithatë ai u lëshua në akuza të rënda ndaj mediave.

“…Kjo nuk është luftë mediale, se koleg unë nuk dal në asnjë media për asnjë sen, hiç, bile refuzoj me komuniku me mediat sepse shumë prej tyre shkruajnë shqip, e janë përkrahës të tyre, prandaj hice këtë gajle…”, deklaroi ai në mbledhjen e KQZ.

Shpërndaje në: