Pavarësisht paralajmërimit të ShBA-së, nuk certifikohet Lista Serbe

Pavarësisht paralajmërimit të ShBA-së, nuk certifikohet Lista Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit.

Me 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime, KQZ-ja nuk e ka certifikuar Listën Serbe.

Zyra për rekomandimin e partive ka thënë se kandidatët e Listës Serbe nuk kanë dale në listat e KGJK-së apo Ministrisë së Jashtme.

“Lista Serbe për kryetar në 11 komuna, për Kuvende në 19 komuna. 238 kandidatë, edhe kjo parti politike, zyra ka kërkuar të bëhet verifikimi, dhe nuk ka ndonjë kandidat që është i përfshirë në ndonjërën prej listave nga instituconet përkatëse prej KGJK, Ministrisë së Jashtme, andaj rekomandojmë certifikimin e Listës Serbe”, tha zyrtarja e KQZ-së.

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi e Alban Krasniqi, kundërshtuan certifikimin e kësaj partie duke publikuar dokumente që tregonin se kandidatë të Listës Serbe për kryetarë komunash apo asamblistë, mbajnë pozicione në organet paralele të Serbisë në Kosovë.

Gjatë ditës, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, në një takim me kryeministrin në detyrë shprehu pikërisht shqetësimin për moscertifikim të partive të komunitetit serb. Ajo u shpreh se është tejet e rëndësishme që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje./Periskopi/

Shpërndaje në: