Bajrami i reagon VV’së pas moscertifikimit të listës serbe: Jeni të njëjtit që Radojçiqit i keni krijuar korridor dhe ka ikur në pikë të ditës

Bajrami i reagon VV’së pas moscertifikimit të listës serbe: Jeni të njëjtit që Radojçiqit i keni krijuar korridor dhe ka ikur në pikë të ditës

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas moscertifikimit të Listës serbe për zgjedhjet e tetorit, raporton Periskopi.

Ajo ka thënë se VV’ja me veprime patritoizmi po mundohet me i mbulu dështimet që sipas saj kjo parti i ka.

Bajrami tutje thotë për VV’në se “Ju jeni të njëjtit që Radojçiqit i keni krijuar korridor dhe ka ikur në pikë të ditës”.

Postimi i plotë:

Hajnitë,
dështimet,
tenderët njëburimorë,
nepotizmi,
kapja e institucioneve dhe
lidhjet me mafinë energjetike,
NUK mund t’i mbuloni me patriotizëm të rremë, as me Serbinë, as me urat që po i ndërtoni dhe as me Listën Serbe.

Ju jeni të njëjtit që Radojçiqit i keni krijuar korridor dhe ka ikur në pikë të ditës, nën vëzhgimin e kamerave, dhe nuk e keni shpallur Listën Serbe organizatë terroriste as pasi ata e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë.
Sot po i luani patriotët – hipokrita!

Shpërndaje në: