Rusia goditi një kompani amerikane në Ukrainë, reagon Zelensky
Volodymyr Zelenskyy ka thënë se Rusia e pati qëllimisht shënjestër një biznes amerikan.
Në deklaratën e tij të mbrëmjes, Zelensky tha: “Rusët praktikisht dogjën një kompani amerikane që prodhonte elektronikë – pajisje shtëpiake, asgjë ushtarake, përcjell Periskopi.
“Rusët e dinin saktësisht se ku i hodhën raketat.
“Ne besojmë se ky ishte një sulm i qëllimshëm kundër pronës dhe investimeve amerikane në Ukrainë.”
Zelensky, si të tjerët, theksoi gjithashtu se Rusia tani po tërhiqet nga premtimet e bëra gjatë samitit të Alaskës ndaj presidentit amerikan Donald Trump, shkruan Reuters.



