Dështon sërish konstituimi i Kuvendit
Sërish ka dështuar seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Kryesuesi I seancës, Avni Dehari, ka bërë të ditur se seanca e radhës pritet të mbahet me 24 gusht duke filluar nga ora 11:00, raporton Periskopi.
Në këtë seancë, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka propozuar ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin.
Murati ka marrë vetëm Me 57 vota PËR, 52 kundër dhe 6 abstenime./Periskopi/



