Basha fton qytetarët për presion ndaj gjyqtarëve të PZAP-së që do të vendosin për ankesën e Listës Serbe

Basha fton qytetarët për presion ndaj gjyqtarëve të PZAP-së që do të vendosin për ankesën e Listës Serbe

Deputeti i Vetëvendosjes Dimal Basha, kërkon nga qytetarët që t’u dërgojnë mesazhe gjyqtarëve të PZAP-së.

“Gjyqtarët në PZAP e kanë mundësinë historike mos me certifiku Listën e Vuçiqit, dhe me i dhënë mundësi pluralizmit politik në Veri të vendit!

Ky akt do t’ishte shërbim ndaj atdheut, dhe nder ndaj heronjëve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymberi!

Mendoj të gjithë qytetarët duhet t’ua dërgojnë nga një mesazh për t’kërkuar që mos të certifikohet Lista e Vuçiqit”, shkruan ai.

Shpërndaje në: