Presioni i VV-së ndaj PZAP-it, reagon KGjK: E papranueshme dhe e rrezikshme

Presioni i VV-së ndaj PZAP-it, reagon KGjK: E papranueshme dhe e rrezikshme

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka dënuar ndërhyrjet politike ndaj PZAP, saktësisht nga Vetëvendosje ku deputetë të saj po ftojnë qytetarët t’u bëjnë presion gjyqtarëve të PZAP që vendosin për ankesën e Listës Serbe , shkruan Periskopi.

“KGJK, kërkon nga të gjithë që të ndalin menjëherë këto praktika të papranueshme dhe t’i adresojnë pakënaqësitë në mënyrë ligjore”, thuhet mes tjerash në reagim.

Reagimi i plotë:

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dënon me shqetësim ndërhyrjet politike ndaj PZAP, dhe thekson se çdo formë e presionit politik është e papranueshme dhe e rrezikshme.

PZAP është institucion i pavarur dhe çdo tentativë për ta ndikuar atë përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe rendit kushtetues në vend. Tolerimi i këtij presioni politik rrezikon të minojë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe në institucionet e drejtësisë.

KGJK, kërkon nga të gjithë që të ndalin menjëherë këto praktika të papranueshme dhe t’i adresojnë pakënaqësitë në mënyrë ligjore.

Këshilli riafirmon angazhimin e tij të plotë për të mbrojtur pavarësinë institucionale dhe do të reagojë ndaj çdo forme presioni që cenon funksionimin e drejtë dhe të ligjshëm të sistemit gjyqësor.

Shpërndaje në: