Imri Ahmeti viziton familjen e një kandidati për Asamble: Lipjanin që po ndërtojmë dhe vizionin për të ardhmen
Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, që është edhe kandidat edhe për një mandat në krye të kësaj komune, ka vazhduar me aktivitetet e tij.
Ai ka vizituar familjen e kandidatit për asamble komunale Gent Syla, përcjell Periskopi.
Ahmeti thotë se kanë folur për Lipjanin dhe vizionin për të ardhmen.
“Sonte isha i pranishëm në familjen e kandidatit Gent Syla së bashku me familjarë, qytetarë, miq e përkrahës në një takim të ngrohtë ku folëm për Lipjanin që po ndërtojmë dhe vizionin tonë për të ardhmen. Faleminderit Gentit për dhuratën”, ka shkruar ai në Facebook.



