Fushë Kosovë: Arrestohet një i dyshuar për dhunim, i konfiskohet një pistoletë dhe kokainë
Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, si i dyshuar për dhunim.
Të njëjtit i janë gjetur armë dhe kokainë.
Njoftimi:
Fushë Kosovë 19.08.2025-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se, i njejti kishte kryer veprat e lartcekura. Një viktimë është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistolete CZ me një karikator me 10 fishekë dhe 3.12 gram substancë narkotike e llojit Kokainë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.



