Nis seanca, Basha i ka votat e PDK`së – A do të zgjedhet kryetari i Kuvendit sot?
Ka nisur seanca e disatë për konstituimin e Kuvendit të Kosovësm, raporton Periskopi.
Herën e kalume, pesë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dështuar të marrin shumicën e mjaftueshme për t’u bërë kryeparlamentar.
Në tri seanca të mbajtura deri tash pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun, Donika Gërvallën, Hekuran Muratin, Arbërie Nagavcin e Dimal Bashën.
Vetëm votimi i fundit, ai për Bashën, nxiti reagime më shumë për shkak të zotimit të Partisë Demokratike se do të votonte për deputetë që nuk kanë qenë pjesë e kabinetit të Qeverisë Kurti. E në votimin për Bashën kjo parti abstenoi.
Megjithatë, sot kryetari Krasniqi deklaroi para mediave se do të votojnë nëse ripropozohet Basha.



