PDK do të propozojë Vlora Çitakun për Nënkryetare të Kuvendit
Deputetja Vlora Çitaku është kandidate e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës, raporton Periskopi.
Kështu ka njoftuar kryetari i partisë, Memli Krasniqi pas përfundimit të seancës ku kryeparlamentar u zgjodh Dimal Basha.



