Begaj uron Dimal Bashën
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka uruar Dimal Bashën për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në facebook, Begaj thekson që në të mirën e qytetarëve të Kosovës, të bashkëpunohet në mënyrë politike dhe institucionale.
“Urime, z. Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës!
Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj”, shkruan presidenti Begaj.



