Manxhukes nuk i vie ta uroj Dimal Bashën për pozitën e re, por gjen kohë të thur lavdata për Albulena Haxhiun
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka si duket e ka zor ta pranoj faktin se Dimal Basha dje arriti t’i marr votat e nevojshme për t’u bërë kryetar i Kuvendit, shkruan Periskopi.
Manxhuka ende nuk e ka uruar Bashën për pozitën e re, por sot gjeti kohë të thur lavdata për nënkryetaren e re, Albulena Haxhiun.
Postimi i plotë:
Me rastin e përfundimit të detyrës së Ministres së Drejtësisë
Një prej betejave më të mëdha të mandatit të parë të Qeverisë së udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDOSJE! pa dyshim ka qenë drejtësia.
Është evidente në njërën anë angazhimi i madh i Ministrisë së Drejtësisë, ministres së kësaj ministrie Albulena Haxhiu që praktikisht nga ana e saj ka iniciuar, zhvilluar e përmbyllur dokumentet që ishin thelbi i kësaj reforme. Pjesa dërrmuese janë dërguar nga opozita në Gjykatë Kushtetuese për t’u vonuar e bllokuar sot e asaj dite.
Si rezultat ministrja Albulena Haxhiu ka inicuar e përfunduar:
– Pakon për Vettingun;
– Ligji për Byronë për Verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme;
– Ligjin për Këshillin Prokurorial;
– Reforma për Adresimin e Krimeve të luftës (E jetësuar).
Nuk janë thjesht 4 dokumente, por reforma që e prekin esencialisht fushën e drejtësisë në Kosovë.
Këto reforma i kanë bllokuar e vonuar, por mandati i radhës do të jetë koha kur ato do të zhbllokohen e frytet e kësaj pune do të jenë evidente.



