Skandal: Kryeparlamentari Basha e portretizonte UÇK-në si organizatë e ndihmuar nga kriminelë

Skandal: Kryeparlamentari Basha e portretizonte UÇK-në si organizatë e ndihmuar nga kriminelë

Dimal Basha, prej të martës kryetar i Kuvendit të Kosovës, me një hulumtim skandaloz kishte përfshirë UÇK-në me botën e krimit. Basha në këtë “hulumtim” kishte pretenduar se UÇK-ja kishte rekrutuar ish të burgosur, banditë patriotë e kriminelë. Basha si bashkëautor, kishte shkruar se UÇK-ja ishte financuar nga trafikuesit e drogës që në emër të saj kishin blerë armë, shkruan Periskopi.

Gazetari Besnik Krasniqi ka publikuar një “studim” të Bashës  të publikuar në vitin 2012 ka i cili sipas tij ka përhapur “dezinformata të rënda” në lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka publikuar akuza të drejtpërdrejta ndaj Bashës, duke e cilësuar publikimin si “pamflet propagandistik kundër UÇK-së”.

Ai ka thënë se studimi paraqet pretendime se UÇK-ja është formuar me ndihmën e “kriminelëve dhe banditëve shqiptarë e të huaj”, dhe se ajo është financuar nga “bandat kriminale dhe trafikantët e drogës”, ndërsa diaspora paska qenë e detyruar të kontribuonte nën kërcënime.

“Bizare çka më lexuan sytë. Ky pamflet propagande kundër UÇK-së do të duhej të shërbente që menjëherë të iniciohej shkarkimi i tij,” shkruan Krasniqi, duke shtuar se nëse kjo nuk ndodh, do të duhej të bojkotohej puna e Kuvendit për aq kohë sa Basha mbetet në krye të tij.

Ai ka bërë të ditur se përmbajtja e plotë e këtij materiali është e publikuar dhe linku është ndarë në komentet e postimit të tij.

Postimi i plotë:

Bizare çka më lexuan sytë. Një “studim” i kryeparlamentarit Dimal Basha, i publikuar në 2012-n, po e dezinformon botën se UÇK-ja është ngritë me ndihmën e kriminelëve dhe banditëve shqiptarë e të huaj, se UÇK-në na e paskan financu bandat kriminale e trafikantët e drogës dhe se diaspora është detyru të japë para për UÇK-në, nën kërcënimin e bandave të krimit. Ky pamflet propagande kundër UÇK-së, do të duhej të shërbente që menjëherë të iniciohej shkarkimi i tij, e në të kundërtën të bojkotohej puna e Kuvendit për aq kohë sa Basha është në krye të këtij institucioni. Linkun me përmbajtjen e pamfletit denigrues për UÇK-në e gjeni në koment.

Shpërndaje në: