“Davis Cup”, nivel i papërballueshëm për Kosovën
Të enjten në Sozopol të Bullgarisë, Kosova u mposht 3:0 nga Mali i Zi. Tenistët kosovarë në fakt ishin inferiorë përballë rivalëve nga Mali i Zi. Granit Bajraliu pësoi 6:1, 6:0 në sete nga Rrezart Cungu.
Hyda Banjska pësoi 6:1, 6:1 nga Lubomir Celebiq, ndërsa 6:1, 6:0 pësoi Kosova në çifte, ku e prezantuan Burim Bytyqi e Meldin Mustafi.
Kosova për herë të dytë po merr pjesë në Davis Cup. Vjet i kishte humbur tri duelet me rezultatin 3:0, ndaj Lihtenshtajnit, Estonisë dhe Greqisë. Sivjet startoi njëjtë – me humbje të thella, përcjell Koha.net.
Kjo vlerësohet të jetë dëshmi se një pjesë e mirë e sportistëve kosovarë po kanë vështirësi të mëdha për të përballur nivelin e vërtetë evropian dhe ndërkombëtar.



