Policia: Një person i lënduar nga aksidenti mes veturës dhe motoçikletës

Policia: Një person i lënduar nga aksidenti mes veturës dhe motoçikletës

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit është lënduar një person.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Ilir Konushevci në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Aksident i rëndë në Prishtinë mes veturës dhe motoçikletës, një person shihet i shtrirë

Shpërndaje në: