“Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin” – Imri Ahmeti prezanton vizionin për Gadimen
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një vizitë në familjen e kandidates për Kuvendin Komunal, Erona Ademi, në Gadime.
Në prani të familjes Ademi, miqve dhe të ftuarve të tjerë, Ahmeti diskutoi për punën e deritanishme në komunë si dhe ndau vizionin e tij për të ardhmen e kësaj zone, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit qytetar.
Me këtë rast, ai kërkoi mbështetjen dhe përkrahjen e të gjithë të pranishmëve për Erona Ademi, duke vlerësuar lartë angazhimin dhe përkushtimin e saj në shërbim të komunitetit.
“Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin,” theksoi Ahmeti, duke ritheksuar se vetëm përmes punës së përbashkët dhe përkushtimit mund të arrihet zhvillimi i qëndrueshëm për të gjitha vendbanimet e komunës.
Postimi i plotë:



