Era i këput litarët anijes në Portin e Durrësit
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë vendin ka shkaktuar probleme edhe në Portin e Durrësit. Për shkak të erës së fortë, anijes “Francesca” iu këputën litarët me të cilët ishte e ankoruar.
Në pamjet e siguruara shihet momenti kur litarët këputen dhe anija largohet nga pozicioni i saj në port. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për dëme apo të lënduar nga ky incident.
Stuhia e fortë përfshin Shqipërinë: Vonesa në fluturime, pemë të rrëzuara dhe rrugë të përmbytura



