Ahmeti vizitë familjes së kandidatit Karpuzi: Prezantuam projektet për Shalën
Kryetari i Lipjanit dhe kandidati i LDK-së edhe për një mandat në këtë qytet, Imri Ahmeti ka qenë në Shalë te familja e kandidatit për Asamble, Përparim Karpuzit.
Atje kanë diskutuar për punët e përfunduara dhe për ato që planifikohen për Shalën.
“Sonte, në familjen e kandidatit Përparim Karpuzit, kaluam momente shumë të mira së bashku, ku diskutuam rreth punëve të përfunduara dhe atyre që janë planifikuar për Shalën”, ka thënë Ahmeti.
“Në këtë takim, theksuam rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë dhe bashkëpunimit për të ecur përpara. Po ashtu, kërkuam përkrahjen për kandidatin tonë, Përparim Karpuzi, për Asamblenë e Komunës. Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin”, ka thënë ai.



