Shukri Buja premton masa konkrete për punësimin e të rinjve në Lipjan: Fitorja është e sigurt me rininë në krah

Shukri Buja premton masa konkrete për punësimin e të rinjve në Lipjan: Fitorja është e sigurt me rininë në krah

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë e qytetit, ku ka prezantuar politikat e tij për krijimin e vendeve të reja të punës në mandatin e ardhshëm, shkruan Periskopi.

Buja ka theksuar se promovimi i ndërmarrësisë përmes vetëpunësimit, praktikat e punës me pagesë në sektorin privat, programet e aftësimit dhe riaftësimit profesional në partneritet me bizneset, si dhe subvencionimi i pagave për të rinjtë, janë masa konkrete që do të zbatohen për të adresuar papunësinë.

“Promovimi i ndërmarrësisë përmes vetëpunësimit, praktikat e punës me pagesë në sektorin privat, programet e aftësimit dhe riaftësimit profesional në partneritet me bizneset, si dhe subvencionimi i pagave për punësimin e të rinjve, janë vetëm disa nga politikat konkrete që do t’i zbatojmë në mandatin e ardhshëm për krijimin e vendeve të reja të punës,” ka shkruar Buja në postimin e tij në rrjete sociale.

Ai shtoi se mbështetja e të rinjve është duke u rritur çdo ditë, gjë që, sipas tij, konfirmon përkrahjen masive që po merr në terren.

“Këto masa janë arsyeja pse të rinjtë e Lipjanit po na bashkohen çdo ditë e më shumë, duke treguar besimin dhe përkrahjen e tyre si kurrë më parë. Kjo u vërtetua sot në takimin me të rinjtë e qytetit të Lipjanit,” theksoi ai.

Buja përfundon mesazhin e tij me një deklaratë të fuqishme optimizmi për zgjedhjet e ardhshme:

“Me rininë tonë në krah, fitorja është e sigurt!”

Shpërndaje në: