Wenger ka një ‘selam’ për tifozët e Arsenalit

Wenger ka një ‘selam’ për tifozët e Arsenalit

Trajneri francez ka qenë objekt i thashethemeve të fundit për një largim të tij të mundshëm nga klubi londinez.

Megjithatë, ende nuk ka asgjë zyrtare dhe vet Wenger është në pritje të vendimit nga drejtuesit e klubit.

Wenger ka deklaruar se ka një objektiv dhe ai është të bëj të lumtur tifozët e Arsenalit.

“Klubi do të bëjë të ditur vendimin. Unë nuk e di nëse ai do të jetë deri në fund të sezonit”, ka deklaruar fillimisht Wenger.

“Objektivi im është që të mbajë të gjithë tifozët e lumtur”, përcjell Telegrafi.

“Kjo është ajo që unë gjithmonë përpiqem ta bëjë”, përfundoi trajneri francez.

Ndryshe, kohëve të fundit shumë tifozë të Topçinjve janë kthyer kundër francezit, duke kërkuar largimin e tij nga klubi.

Shpërndaje në: