Juventusi arrin marrëveshje me Lille për Zhegrovën, ka vetëm një ‘pengesë’

Juventusi arrin marrëveshje me Lille për Zhegrovën, ka vetëm një ‘pengesë’

Juventusi arrin marrëveshje me Lille për Zhegrovën, ka vetëm një ‘pengesë’

Klubi më i trofeshëm italian është afër arritjes së nënshkrimit me yllin kosovar, Edon Zhegrovën.

Sipas raportimit nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Juventusi tashmë është marrë vesh me Lillen për transferimit e yllin dardan, teksa ka vetëm një gjë që po e pengon mbylljen e transferimit.

Hapi final drejt mbylljes së marrëveshjes është “OK” që po i duhet Atleticos nga La Liga për të nënshkruar me Nico Gonzalezin e Juventusit, me Zhegrovën që do të jetë ‘zëvendësuesi’ i tij.

Juventusi tashmë është dakorduar edhe me Zhegrovën sa i përket kushteve personale.

Sipas raportimeve nga mediumet italiane, sulmuesi kosovar do të fitojë 2.5 milionë euro në sezon.

Shpërndaje në: