Dy të lënduar në aksident trafiku në fshatin Raushiq të Pejës
Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur sot në fshatin Raushiq të Pejës, duke shkaktuar lëndime tek dy persona.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10.
“Policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur ne fshatin Raushiq-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 2 persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Rugova.



