Vetura godet një këmbësor te rruga “C” në Prishtinë

Vetura godet një këmbësor te rruga “C” në Prishtinë

Një person është goditur nga një veturë sot në kryeqytet.

Rasti ka ndodhur rreth orës 10:30 në rrugën “C”.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “C” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.

Ai ka bërë të ditur se me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit.

Shpërndaje në: