Basha: S’ka logjikë që të bllokohet kuvendi për moszgjedhjen e një nënkryetari nga komuniteti serb, mjaftojmë ne 5
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha ka vlerësuar se kuvendi mund të jetë i konsituuar edhe pa zgjedhjen e një nënkryetar nga radhët e komunuiteti serb, shkruan Periskopi.
Basha në një konferencë për medie tha se shteti nuk duhet të bllokohet për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari, duke shtuar se mjaftojnë 4 sa janë zgjedhur deri tani.
“Unë kam vlerësu që mos ta bllokojmë shtetin për shkak të moszgjedhjen të nënkryetari por të vazhdojmë me punën e kuvendit për shkak se është ezauru pika e 4. Pra unë nuk kam mundur të marr asnjë hap tjetër sepse 10 kandidatët nga komuniteti serbe ju kanë nënshtru votimit por ansjëri si ka marr votat e mjaftueshme.
Mbledhjet e kryesisë zhvillohen kur janë të pranishëm shumica e anëtarëve të kryesisë dhe une besoj qe me 4 anëtarë me mua 5 kemi korumin e mjaftueshëm për të pas një kuvend funksional.
Për mu nuk ka logjikë që të bllokohet kuvendi për moszgjedhjene një nënkryetari”



