Rritja e manganit në Badoc: Uji mund ta përdorni vetëm për pastrim e higjienë personale

Rritja e manganit në Badoc: Uji mund ta përdorni vetëm për pastrim e higjienë personale

Arjeta Mjeku nga KRU “Prishtina”, ka bërë të ditur se është rritur niveli i manganit në liqenin akumulues të Badocit.

Sipas saj, analizat e fundit laboratorike tregojnë tendencë në rritje të përqendrimit të manganit si në ujin e liqenit, ashtu edhe në rrjetin shpërndarës.

Mjeku apeloi tek qytetarët që furnizohen nga Fabrika e Ujit në Liqenin e Badocit që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës.

“Uji mund të përdoret vetëm për pastrim, mirëmbajtjen e higjienës personale dhe të ambienteve të banimit”, shton tutje ajo në klankosova.tv.

Sipas Mjekut, rritja e niveleve të manganit në liqenin e Badocit, këtë vit ndodhi një muaj më herët se vitet e kaluara.

Ajo shtoi se po hulumtojnë se pse ka rritje të niveleve të manganit, kaq herët.

Shpërndaje në: