Pretendoi se mund ta ndalte trenin me magjitë e tij, por çka ndodhi

Pretendoi se mund ta ndalte trenin me magjitë e tij, por çka ndodhi

Shumë na ka ndodhur të shohim dhe dëgjojmë për njerëzit që besojnë se kanë aftësi të jashtëzakonshme, dhe jo rrallëherë duke u munduar t’i bindin njerëzit për to kanë përfunduar me fatalitet.

Një magjistar rus, duke besuar aq shumë në fuqitë e tij të mbinatyrshme pretendoi se mund ta ndalte trenin me fuqinë e pazakontë që ka. Por, magjistarit E. Frenkel nuk i shkoi plani ashtu siç kishte menduar, sepse nuk arriti ta ndalte trenin afër qytetit Astrakhan duke i dalur përpara dhe duke thirrur magjitë e tij. Si pasojë trenin e shtypi atë, transmeton Gazeta Metro

electric_locomotive_vl80t-831

Treni që magjistari rus donte ta ndalonte dhe t’u tregonte njerëzve për aftësitë e jashtëzakonshme që kishte, po transportonte mallra, por fatkeqësisht teoria e tij përfundoi si mos më keq. Kjo nuk është hera e parë që ai i vënë prova të tilla vetes për ta dëshmuar fuqinë e tij.

Magjistari Frenkel ka pohuar se ka ndalur një veturë dhe një biçikletë, dhe së fundi ka qenë i bindur edhe për trenin.

Shpërndaje në: