Rama poston video duke bërë kafe, Bajçinovci ironizion: Puna e re e Përparim Ramës pas 12 tetorit

Rama poston video duke bërë kafe, Bajçinovci ironizion: Puna e re e Përparim Ramës pas 12 tetorit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ditën e martën e kishte nisur ndryshe nga ambienti i punës.

Ai kishte zgjedhur që për disa minuta të punonte në një lokal të kryeqytetit.

“Prishtina i bon kafet ma t’mira n’botë”, kishte thënë Rama .

Mirëpo, me ketë veprim të kryetarit të Prishtinës ka ironizuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Bajqinovci përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shpërndarë videon e Ramës duke ironizuar se çka e pret Ramën pas 12 tetorit.

“Puna e re e Përparim Ramës pas 12 tetorit”, ka shkruar ai./Periskopi

Shpërndaje në: