Buja mban takim me gratë në Lipjanit: I përkushtuar për politika që fuqizojnë gratë në çdo aspekt

Buja mban takim me gratë në Lipjanit: I përkushtuar për politika që fuqizojnë gratë në çdo aspekt

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me gra nga qyteti i Lipjanit, ku ka diskutuar për sfidat me të cilat përballen gratë në këtë komunë. Në këtë takim ishte e pranishme edhe kandidatja për Kuvendin Komunal, Aferdita, shkruan Periskopi.

“Së bashku me Aferditen, kandidaten tonë për Kuvendin Komunal, takuam disa gra nga qyteti i Lipjanit, me të cilat identifikuam bashkërisht sfidat e grave në Lipjan, si dhe diskutuam për rolin e komunës në menaxhimin dhe tejkalimin e këtyre sfidave”, ka shkruar Buja në një postim në rrjete sociale.

Ai ka theksuar përkushtimin e tij për të hartuar politika konkrete që mbështesin gratë dhe fuqizimin e tyre në shoqëri dhe institucione.

“Jam thellësisht i përkushtuar që, në konsultim me gratë, të hartojmë politika, masa, programe dhe projekte specifike, që objektiv kryesor kanë rritjen e fuqizimit socio-ekonomik të grave, si dhe rritjen e ndikimit të tyre në qeverisje dhe vendimmarrje”, ka theksuar kandidati i PDK-së.

Shpërndaje në: