Ngrihet aktakuzë ndaj KEDS-it për vdekjen e punëtorit nga rryma më 2023

Ngrihet aktakuzë ndaj KEDS-it për vdekjen e punëtorit nga rryma më 2023

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) dhe ndaj tre punëtorëve të kësaj kompanie A.Z., G.N. dhe A.N. për vdekjen e një punëtori si pasojë e rrymës në shkurt të 2023-s.

Ata akuzohen për veprën penale të “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Sipas aktakuzës, më 4 shkurt 2023 në Levoshë të Pejës, punëtori V.P., si mirëmbajtës i rrjetit gjatë punës kishte rënë në kontakt me rrymën dhe kishte vdekur në vend të ngjarjes.

KEDS-i dhe punëtorët e tij akuzohen se e kanë rrezikuar viktimën duke mos krijuar kushte të sigurta për punë. A.Z. akuzohet se si udhëheqës për sigurinë dhe shëndetin, pa u siguruar se viktima s’kishte kontakt me rrymën, me telefon e ka kontaktuar Qendrën Komunikuese në Pejë duke i kërkuar ta lëshojë rrymën. A.N. dhe G.N. akuzohen se nuk kanë bërë vlerësim të hollësishëm për masa mbrojtëse dhe parandaluese.

Shpërndaje në: