Imri Ahmeti viziton fermerët që menaxhojnë mbi 44 hektarë tokë bujqësore në Lipjan
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, dhe kandidat edhe për një mandat tjetër ka vizituar sot tre afaristë të përkushtuar – Mehdiun, Rexhepin dhe Refikun – të cilët menaxhojnë mbi 44 hektarë tokë të mbjellë me speca dhe grurë.
Sipas Ahmetit, nga këto sipërfaqe deri më tani janë eksportuar mbi 290 mijë kilogramë speca, ndërsa rendimenti i pritshëm është rreth 750 tonë. Përveç kësaj, planifikohet edhe prodhimi i 30 tonëve spec të konservuar.
Ai ka theksuar se këto arritje janë dëshmi e punës së palodhur të fermerëve dhe e potencialit të madh që ka bujqësia vendore në prodhim, përpunim dhe eksport.
Sot gjatë ditës vizituam afaristët tanë të përkushtuar, Mehdiun, Rexhepin dhe Refikun, të cilët së bashku po menaxhojnë…
Posted by Imri Ahmeti on Thursday, September 4, 2025



