Spektakël në futboll, Kosova sonte përballet me Zvicrën
Sonte, Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Zvicrën në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Takimi do të nisë në orën 20:45 në stadiumin ‘St. Jakob Park’.
Për këtë përballje të gjitha biletat janë shitur, ndërsa pritet një mbështetje e madhe nga tifozët shqiptarë.
Ndërsa dje trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, tha se “Dardanët” nuk do të kenë frikë ndaj lojtarëve zviceranë, raporton Klankosova.tv, transmeton Periskopi.
Foda tha se as lojtarët e Zvicrës nuk do të kenë frikë nga ata të Kosovës, por tha se do të kenë respekt, ashtu siç do të kenë edhe kundërshtarët e tjerë të Kosovës.
Nga ana tjetër, Sulmuesi i Zvicrës, Dan Ndoye, ka folur përpara takimit hapës të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror që Zvicra do ta luajë kundër Kosovës.
Ndoye tha se janë gati dhe se e dinë që nesër do të jetë një ndeshje e rëndësishme “kundër një ekipi të madh si Kosova”./Periskopi/



