Behrami: Atë çfarë nuk mund t’ua bëjë Gjykata Speciale në Kosovë krerëve të UÇK-së, ua bën Albin Kurti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar ndaj raportimeve për kërcënimin e Thaçit dhe të tjerëve nga një prokuror i Hagës.
Ai e ka kritikuar heshtjen e kryeministrit Albin Kurti në raport me këtë gjykate.
Behrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se të çfarë nuk mund t’ua bëjë Gjykata Speciale në Kosovë krerëve të UÇK-së, ua bën Albin Kurti.
“Atë çfarë nuk mund t’ua bëjë Gjykata Speciale në Kosovë krerëve të UÇK-së, ua bën Albin Kurti. Atë çfarë Albin Kurti nuk mund t’ua bëjë krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale, ua bën Gjykata Speciale. Gjykata Speciale dhe Albin Kurti janë vetëm zëvendësim i njëri-tjetrit në përpjekje për të demonizuar dhe kriminalizuar UÇK-në dhe krerët e saj. Por, ashtu siç i kanë fituar të gjitha betejat deri më sot, krerët e UÇK-së do të dalin fitimtarë edhe në këtë betejë të shumëfishtë!”, ka shkruar Behrami./Periskopi/
Postimi i plotë:



