Caktohet masa e paraburgimit për policin e Njësisë Speciale, i dyshuar për keqpërdorim të detyrës

Caktohet masa e paraburgimit për policin e Njësisë Speciale, i dyshuar për keqpërdorim të detyrës

Foto: Kallxo.com


Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka caktuar një muaj paraburgim Murat Latifit, policit të Njësisë Speciale, i dyshuar për keqpërdorim të detyrës, zbulim të fshehtësisë zyrtare e posedim të paautorizuar të armëve.

Masa e paraburgimit sipas aktvendimit, të pandehurit i llogaritet nga data 03.09.2025 deri me datë 03.10.2025.

“…ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit M.L., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par.1, Zbulimi i fshehtësisë zyrtare nga neni 426 par. 1, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve sipas nenit 366 par. 1 dhe Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” – thuhet në njoftimin e tyre, sot më 05.09.2025.

 

Shpërndaje në: