Kapiteni Rrahmani pritet të mungojë ndaj Suedisë

Kapiteni Rrahmani pritet të mungojë ndaj Suedisë

Qendërmbrojtësi Amir Rrahmani pritet t’i mungojë Kosovës në ndeshjen ndaj Suedisë. Kosova të hënën nga ora 20:45 e pret Suedinë në “Fadil Vokrri”. Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Rrahmani që është pjesë e kampionit në fuqi të Italisë, Napoli, u lëndua të premten mbrëma në disfatën e thellë 4:0 që e pësoi Kosova nga Zvicra në Basel, raporton Koha.net, transmeton Periskopi.

Mediumet italiane kanë raportuar të shtunën se Rrahmani ka një lëndim në kofshën e djathtë dhe për këtë arsye ai mund të mungojë ndaj Suedisë.

Mësohet se pas ndeshjes ka pasur kontakt mes stafit mjekësor të Përfaqësueses së Kosovës dhe atij të Napolit.

31-vjeçari Rrahmani mund të mungojë edhe në ndeshjen e ardhshme të Napolit në Serie A ndaj Fiorentinas./Periskopi

Shpërndaje në: