Ferit Idrizi i PDK-së prezanton ekipin me të cilin synon fitoren në Vushtrri
Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferit Idrizi, ka prezantuar ekipin që do ta shoqëroj gjatë fushtatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Idrizi përmes një postimi në Facebook ka treguar se ekipi i tij përfaqëson energjinë, vizionin dhe përkushtimin që i duhet Vushtrrisë.
“Me super ekipin që do të jenë krah meje në këtë fushatë, e për katër vitet e ardhshme zëri juaj. Ata janë energjia, vizioni dhe përkushtimi që i duhet Vushtrrisë. Së bashku, me Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 191, me 12 tetor garojmë për fitoren tonë, për fitoren e secilit qytetar!”, ka shkruar Idrizi.
Idrizi ka theksuar se PDK do të garojë për një fitore të përbashkët, duke synuar të marrë besimin e qytetarëve të Vushtrrisë më 12 tetor.
Postimi i plotë:



