Imri Ahmeti tubim me të rinjtë: Bashkë ndërtojmë një Lipjan ku çdo i ri ka arsye të qëndrojë

Imri Ahmeti tubim me të rinjtë: Bashkë ndërtojmë një Lipjan ku çdo i ri ka arsye të qëndrojë

Kandidati për kryetar të Lipjanit, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Imri Ahmeti, ka njoftuar se sonte ka mbajtur një takim me të rinjët e këtij qyteti.

Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë rinia ka luajtur një rol kyç në transformimin e përkushtimit politik në veprime konkrete për qytetin e Lipjanit.

“Faleminderit Forumit të Rinisë për angazhimin, përkushtimin dhe energjinë që sjell, duke e shndërruar përkushtimin tonë në vepra konkrete për Lipjanin.Më 12 tetor, zëri i rinisë do të jetë vendimtar. Bashkë do të vazhdojmë ta ndërtojmë një Lipjan ku çdo i ri ka arsye të qëndrojë, të punojë dhe të ëndërrojë. Rinia jonë beson në punë, jo në propagandë. Ajo është krenaria e Lipjanit dhe motivi ynë për të vazhduar me forcë e përgjegjësi të lartë drejt zhvillimit të vendit tonë”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: