Kosova fantastike, shënon fitore – Suedisë s’i kryejn punë yjet e Premier Ligës, gjunjëzohen në “Fadil Vokrri”
Kosova ka arritur të shënoj fitore fantastike kundër Suedisë, një ndeshje e vlefshme për kualifikime në Botërorin e vitit të ardhshëm.
“Dardanët” fituan në “Fadil Vokrri” me rezultat 2:0 kundër suedezëve, transmeton Periskopi.
Golat për Kosovën i shënuan Elvis Rexhbeçaj në minutën e 26-të dhe Vedat Muriqi në të 42-tën.
Kosova e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pasi Lindon Emërllahu mori karton të kuq në minutën e 91-të.
“Dardanët” i kanë 3 pikë pas dy ndeshjeve në grupin B./Periskopi/



