Si Kurti ashtu edhe Presidentja Osmani: Kuvendi s’mund të bllokohet për një nënkryetar, Kryesia ka kuorum
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një konference për media ka bërë të ditur se ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese komentet lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve.
Osmani ndër të tjera ka deklaruar se përkundër faktit që kryesia ka kuorum të mjaftueshëm – me kryetar, në ato momente pamundësohet përfaqësimi legjitim.
Në kushtet kur bllokohet konstituimi i Kuvendit, për një nënkryetar të vetëm, përkundër faktit që kryesia ka kuorum të mjaftueshëm dhe ka kryetar dhe deputetët kanë kryer edhe betimin e tyre – në ato momente pamundësohet përfaqësimi legjitim i qytetarëve në institucionin më të lartë përfaqësues.
I jemi përgjigjur gjykatës me komentet tona
Siç ka theksuar edhe vetë Gjykata Kushtetuese në një sërë rastesh, mandati i presidentes së Republikës është i pacenueshëm për të siguruar respektim të parimit të ndarjes së pushteteve dhe për të ruajtur sigurinë në rendin juridik dhe kushtetues, duke shtuar tutje që është përgjegjësi e presidentes që ta ruajë stabilitetin e vendit.



