Osmani: Lista Serbe është larguar edhe më herët nga institucionet – Kjo nuk e ka bllokuar funksionimin e shtetit

Osmani: Lista Serbe është larguar edhe më herët nga institucionet – Kjo nuk e ka bllokuar funksionimin e shtetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media të mbajtur sot, ka kritikuar pezullimin e punës së Kuvendit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se shteti nuk mund të bllokohet për shkak të një pozite që nuk është plotësuar nga Lista Serbe.

Ajo rikujtoi se bojkoti institucional nga kjo parti nuk është diçka e re.

“Duhet kujtuar se nuk është hera e parë që Lista Serbe largohet nga institucionet e Kosovës. Që nga viti 2022 kemi pasur largimin e tyre nga Kuvendi, nga Policia – dhe kjo nuk e ka bllokuar funksionimin e shtetit që të ecë përpara,” u shpreh Osmani.

Si Kurti ashtu edhe Presidentja Osmani: Kuvendi s’mund të bllokohet për një nënkryetar, Kryesia ka kuorum

 

Shpërndaje në: