Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani është shprehur i dëshpëruar me presidenten Vjosa Osmani pasi kjo e fundit i doli në mbrojtje Dimal Bashës, shkruan Periskopi.
Sipas Ramadanit, Osmani duke dashur ta mbrojë Bashën, ajo në fakt e mbrojti edhe Arsovskën!
“Presidentja është dashur që:
– të veprojë sipas rolit kushtetues në shpalljen e Jana Arsovskës Persona Non Grata;
– të inicojë thirrjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës për të vlerësuar institucionalisht shkallën e dëmit që Dimal Basha me Arsovskën ia kanë bërë Kosovës”, shkroi mes tjerash Ramadani.
Postimi i plotë:
Dëshpëruese Vjosa Osmani në raport me Luftën Hibride kundër Kosovës.
Dëshpëruese përgjigja e saj që në një formë e amniston Luftën Hibride të Jana Arsovskës dhe Dimal Bashës kundër Kosovës.
Duke dashur ta mbrojë Bashën, ajo në fakt e mbrojti edhe Arsovskën!
Lufta Hibride nuk ka filluar në këtë mandat. Ajo për dekada si Luftë Speciale e ka dëmtuar Kosovën.
Presidentja është dashur që:
– të veprojë sipas rolit kushtetues në shpalljen e Jana Arsovskës Persona Non Grata;
– të inicojë thirrjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës për të vlerësuar institucionalisht shkallën e dëmit që Dimal Basha me Arsovskën ia kanë bërë Kosovës.
Një raport i tillë përmbledhës duhej t’i shkonte në zyre pastaj edhe Kryetarit të Kuvendit, për ta ballafaquar me dëmin e shkaktuar nga ai! Dhe, mbi të gjeturat institucionale, ai të largohet përjetësisht nga skena publike shqiptare!