Imri Ahmeti: Lipjani ndër komunat më të mira në vend për menaxhimin financiar dhe transparencën
Kandidati për kryetar të Komunës se Lipjanit, Imri Ahmeti, ka qenë i ftuar në një intervistë për Periskopin, ku ka deklaruar se Lipjani ka arritur rezultate të shkëlqyera në menaxhimin financiar dhe transparencën buxhetore.
“Ajo që më bën krenar është që komuna e Lipjanit e merr raportin më të mirë të auditimit të një institucioni qëndrorë që monitoron vlerat financiare dhe menaxhimin financiar dhe shumë organizata të ndryshme, jo vetëm të GAP. Lipjani edhe transparenca buxhetore e nxjerr Lipjanin ndër komunat më të para. Në Lipjan është krijuar një standard i mirë i punës më të cilën Lipjani është ndër komunat më të mira në nivel vendi”, tha Ahmeti për Periskopin.
Kjo deklaratë vjen në kuadër të fushatës së tij për mandatin e ardhshëm, ku ai thekson se rezultatet e arritura janë dëshmi e një qeverisjeje të mirë dhe të përgjegjshme në komunën e Lipjanit.



