Totaj: Nuk do të mbetet askush mbrapa gjatë mandatit të dytë për Prizrenin modern
Kryetari i Komunës së Prizrenit, që po garon edhe për një mandat, Shaqir Totaj, ka përuruar sot fushën sportive në Zhur, njërin nga fshatrat më të mëdhenj në Kosovë.
Totaj ka thënë se investimet nëpër fshatra janë po aq të rëndësishme sa edhe në qyte, prandaj nuk do të mbetet askush mbrapa gjatë mandatit të dytë.
“Pas shtrimit të rrugës dhe investimeve për furnizim 24h në ujë të pijshëm, sot përuruam fushën sportive në Zhur, njërin nga fshatrat më të mëdhenjë në Kosovë. Investimi në fshat është po aq i rëndësishëm sa edhe në qytet prandaj nuk do të mbetet askush mbrapa gjatë mandatit të dytë për Prizrenin modern (2025-2029)”, ka shkruar Totaj.



