Medaljet e arta nuk kanë të ndalur, edhe Nora Gjakova e artë
Nora Gjakova është xhudistja e dytë nga Kosova që ka rrëmbyer medaljen e artë në “Grand Prix Antalya 2017”.
Gjakova ka garuar në kategorinë 57 kilogramë, duke e mundur në finale xhudisten izraelite, Timna Nelson Levy.
Para Gjakovës, me medaljen e artë u stolis xhudistja tjetër nga Kosova, Distria Krasniqi, e cila garoi në kategorinë 52 kilogramë, duke e mposhtur një izraelite tjetër në finale, xhudisten Gili Cohen.
Në “Grand Prix Antalya 2017” mori pjesë edhe Fjolla Kelmendi, e cila humbi në rrethin e dytë në kategorinë 48 kilogramë, duke u eliminuar nga izraelitja Shira Rishony. /Periskopi/



