U prezantua me dokumente të falsifikuara, arrestohet një shtetas serb në Jarinje

U prezantua me dokumente të falsifikuara, arrestohet një shtetas serb në Jarinje

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Jarninje.

I njëjti ishte prezantuar me letërnjoftim dhe patentë shofer serb që dyshohet të jenë të falsifikuara.

‘‘FALSIFIKIM I DOKUMENTIT

SPK Jarinje 09.09.2025-16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka prezantuar letërnjoftimin dhe patentë shoferin serb që dyshohet të jenë të falsifikuara. Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës’’, thuhet në raportin e PK-së./Periskopi

Shpërndaje në: